Shkarko për kompjuter

Windows 95, 98, ME, NT, 2000, XP, Vista, 7/8/10

Hyrje

Ka 2 versione të HandWallet që funksionojnë në kompjuter me Windows:
1. Versioni për Android.
2. Versioni ynë i vjetër për kompjuter.

Të rekomandojmë versionin e ri, sepse ka shumë veçori të reja dhe mund t'i sinkronizosh të dhënat me telefonin ose tabletin. Nëse e përdor tashmë versionin e vjetër, mund t'i importosh të gjitha të dhënat në versionin e ri.

Përdorimi i versionit për Android në kompjuter

1. Instalo Arc Welder nga Chrome Web Store me këtë lidhje
Arc Welder
2. Shkarko skedarin HandWallet.apk.
3. Hap Arc Welder. Zgjidh dosjen ku do të ruhen të dhënat.
4. Kliko + te vendi ku shkruan „add your APK“ dhe zgjidh skedarin apk që shkarkove.
5. Në fund kliko butonin „test“. HandWallet do të hapet dhe në shfletues, te „apps“, do të shtohet një ikonë.
Tani e tutje hape aplikacionin me ikonën e re te „apps“.

Këshillë: kliko me të djathtën mbi ikonë dhe zgjidh „create shortcut“ (krijo shkurtore). Pasi të krijosh shkurtoren, mund ta hapësh HandWallet nga desktopi me një klikim.

Ose mund të përdorësh një nga këta emulatorë për ta përdorur versionin për Android në kompjuter:
BlueStacks
Windroy

Shkarko dhe instalo versionin e vjetër për kompjuter

SHKARKO TANI

Versioni i fundit: 4.60
Data:
Skedari: HandWalletInstall.exe
Madhësia:

Kliko këtu për manualin e përdorimit.

HandWallet Expense Manager - Windows

Microsoft™, Windows™ janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Microsoft.